Një parcelë kanabisi është zbuluar në Fushë Milot të Kurbinit, duke çuar në arrestimin e një 20-vjeçari. Parcela u evidentua nga droni i policisë.
Në pranga ra 20-vjeçari me iniciale D.H., i cili kishte kultivuar bimët e kanabisit në një zonë me shkurre pranë banesës së tij.
Ai akuzohet për kultivim të bimëve narkotike.
Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë edhe kryeplaku i fshatit Fushë Milot, L.L. 56 vjeç. Ai akuzohet për shpërdorim detyre pasi nuk ka konstatuar parcelën me kanabis në territor.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!