Është kthyer në një arenë të vërtetë përleshjeje Stadiumi "Loro Boriçi" në Shkodër, pasditen e 11 shtatorit 2014, ku u zhvillua ndeshja mes Vllaznisë dhe Tiranës.
Përleshja që nisi mes dy tifozerive dhe më pas mes tifozëve e policisë nuk i munguan gurët dhe mjetet e forta e madje as thikat.
4 policisë, 3 fëmijë të moshës 10-12 vjec dhe disa tifozë të plagosur ka qënë bilanci i ngjarjes së rëndë që riktheu dhunën në stadium, e që vijoi edhe në rrugët e qytetit të Shkodrës. Mes të plagosurve punonjësi i policisë, Pjetër Bungaja ndodhet në kirurgjinë e spitalit të Shkodrës, ndërsa në gjendje të rëndë ndodhet 40 vjecari Ismet Osmani, I icli ka marrë plagë të rënda me thikë.
Edhe presidenti i klubit bardheblu, Refik Halili mori plagë në kokë, pasi u qëllua me gurë nga tifozët
Gjithcka nisi në minutën e 70 të takimit kur shkodranët ishin në avantazh me një gol. U desh të ndërpritej ndeshja, ndërsa ndërhyrja e Policisë dhe efektivëve të FNSH e normalizoi vetëm për pak minuta situatën, por goli i barazimit i skuadrës kryeqytetase rindezi luftën në shkallët e Loro Boricit. Luftë që vijoi edhe jashtë stadiumit në rrugët e qytetit të Shkodrës.
Pas rreth dy orësh ngujim në stadium, tifozat e Tiranës janë shoqëruar nga policia për tek autobusët por sërish ka pasur akte dhune
Trajneri dhe administrator i Vllaznisë dënuan rëndë ngjarjen
Ndërsa ministrja e Sportit Lindita Nikolli përmes Facebook e konsideroi të turpshme atë që ndodhi në "Loro Boriçi"
Për më shumë klikoni në [ Ссылка ]
Ещё видео!