Veç qytetarëve që largohen nga vendi, ka dhe të rinj që zgjedhin të vijnë nga emigrimi për të investuar këtu.
Ekspertët rendisin disa sektorë të bizneseve të reja që vitet e fundit kanë njohur zhvillim.
Ambi Gjoka, është financier i diplomuar në Itali. Ka vendosur të rikthehet në Shqipëri dhe të investojë në fushën e konsulencës. Ndryshe nga shumë të rinj që zgjedhin të emigrojnë, ai mendon se Shqipëria ofron mundësi si gjithë vendet e tjera europiane, mjafton që të rinjtë të dinë të bëjnë zgjedhjet e duhura.
Problemi më i madh me të rinjtë çalon për dy arsye. E para sepse janë njerëz që kërkojnë zgjidhjen ta gjejnë tek qeveria dhe jo tek vetja dhe e dyta është efekti i turmës. Në përgjithësi, kur je në një moshë që duan të ikin të gjithë jashtë dhe nuk kthehen dhe hyn ajo pjesa që nuk kam ça të bëj më në Shqipëri. Çdo njeri zgjidhjen duhet ta kërkojë tek vetja pastaj ta gjej problemin tek vendi,” – u shpreh Gjoka.
Për 26-vjeçarin nuk ka qenë e lehtë krijimi i një biznesi, por thotë se në një vend në zhvillim mundësitë nuk mungojnë.
“Të bësh biznes për momentin në Shqipëri është shumë e rëndësishme. Është një vend në zhvillim. Unë idetë i kam pasur të qarta, doja jashtë studimet për të marrë një kulturë europiane,” – u shpreh ai.
Sipas INSTAT, në fund të vitit 2021 numërohen 118.627 ndërmarrje, duke shënuar një rritje me 1,1% krahasuar me vitin 2020.
Pandemia solli një përmbysje të rregullave të tregtisë, duke i dhënë më shumë vlerë disa sektorëve që kanë qenë në hije.
Sektorët më fitimprurës në ekonomi në vitin 2021:
Pasuritë e paluajtshme
Shërbimi i informacionit
Ndërtimi”
Shërbimet profesionale
Ekspertët thonë se sipërmarrësit duhet të kuptojnë se çfarë i duhet tregut dhe të mos e çojnë dëm investimin e tyre.
“Ka sinjale që shumë individë që kanë një kapital financiar dhe duan ta investojnë në hapjen e një biznesi, duhet të kërkojnë mbështetjen tek ekspertët e fushës përkatëse, me qëllim që këtë investim të mos e çojnë dëm. Për të parë mundësitë e tregut, të hapësirave që të ofrohen,” – tha eksperti i punësimit, Erion Muça.
“Një sipërmarrës është një eskpert marketingu që di të lexojë një bilanc. Një ekspert e di shumë mirë që për të pasur sukses për të ndërtuar një brand, duhet t’i sjellë përfitime klientit të tij dhe kjo gjë nuk bëhet duke kopjuar kompanitë që janë tashmë në treg,” – shtoi konsulenti i marketingut, Ervin Uruçi.
Sipas Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve, në vitin 2021, fitimet në ekonomi ishin 258 miliardë lekë, ose rreth 2.2 miliardë euro. Këto fitime u gjeneruan nga një qarkullim vjetor (të ardhura nga shitja e mallrave dhe shërbimeve) prej 2.78 trilionë lekësh, ose rreth 23 miliardë euro.
Ndiqni faqen tonë zyrtare të internetit [ Ссылка ] për t’u informuar mbi lajmet kryesore nga vendi, rajoni dhe bota.
Abonohuni në kanalin tonë në YouTube: [ Ссылка ]
Na ndiqni në Instagram: [ Ссылка ]...
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Ещё видео!