Tiranë - Edhe nata e katërt e protestës së PD-së vijoi të ngjaje me një aktivitet argëtues.
Mbështetësit brenda dhe jashtë çadrës së ngritur para Kryeministrisë, e kanë kaluar kohen duke luajtur letra, shah dhe domino, ndërsa herë pas here merrnin fjalën për të mbajtur lart atmosferën.
Po ashtu, brenda çadrës dëgjohej muzikë e lartë, ndërsa qytetaret hynin e dilnin, duke biseduar e madje edhe duke kërcyer.
Brenda çadrës kane qëndruar ndezur gjatë gjithë natës ngrohëset me gaz. Edhe gjate ditës se djeshme, herë pas here në çadër u shfaq kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deputetë të PD dhe përfaqësues të tjerë të opozitës.
Demokratet shprehen të vendosur te mos e mbyllin protestën, deri ne krijimin e një qeverie teknike, qe sipas tyre do te siguroje zgjedhje te lira e te ndershme ne 18 qershor.( b.h/Shqiptarja.com )
Ещё видео!