Të dielën e 21 majit grekët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e re, që do të drejtojë vendin në katër vitet e ardhshme.
Aktualisht në Greqi janë të regjistruar 10 milionë njerëz me të drejtë vote, prej të cilëve rreth 440 mijë janë votues për herë të parë. Në këtë proces zgjedhor kanë shprehur vullnetin e tyre me votë për herë të parë edhe grekët që jetojnë jashtë vendit. Plot 23 mijë të tillë, që kishin aplikuar paraprakisht, mundën të votojnë të shtunën në 99 qendra votimi, të ngritura në 35 vende të ndryshme të botës.
Gjithashtu vlen të theksohet se me të drejtë vote në Greqi, janë edhe 87 mijë emigrant shqiptarë, e në përpjekje për të marrë votat e tyre, partitë politike greke kanë kandiduar edhe 7 shqiptarë në zgjedhje.
Rregulla të posaçme do të zbatohen për anëtarët e forcave të armatosura, policisë, zjarrfikësve dhe rojes bregdetare, duke u mundësuar atyre të votojnë në zonat ku janë të vendosur, por edhe për marinarët që ndodhen në portet greke ditën e zgjedhjeve.
Pas numërimit të votave, çdo qendër votimi do të fusë drejtpërdrejt rezultatet e veta në sistem, në mënyrë që dy orë pas pëfundimit të votimit, të jetë përditësuar rezultati në masën 80 % të votave të përgjithshme, e mjaftueshme për të njohur edhe fituesin.
Përfaqësuesit në parlamentin grek përzgjidhen nga një sistem të thjeshtë përfaqësimi proporcional, i cili u votua në vitin 2016. Partitë që marrin të paktën 3 për qind të votave do të ndajnë 285 vende parlamentare sipas përqindjes së votave. 12 vendet e mbetura do të ndahen mes deputetëve të shtetit, të zgjedhur nga secila parti dhe tre të fundit do të plotësohen nga kandidatët e zgjedhur nga grekët që votojnë jashtë vendit.
Nëse asnjë nga partitë nuk mund të formojë një qeveri pas zgjedhjeve të 21 majit, Greqia do të ketë një raund të dytë zgjedhor më 2 korrik duke përdorur një sistem të zgjeruar të përfaqësimit proporcional që u votua në vitin 2020. Sipas këtij sistemi, partia e parë do të marrë një bonus prej 20 vendesh në parlament, nëse merr më shumë se 25 për qind të votave.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Greqi#Zgjedhjet#TopChannel
Ещё видео!