#reportTV #lajmeshqip #lajme Një sherr mes 2 personave në Vlorë ka përfunduar në përdorimin e armëve, ku një person ka mbetur i plagosur. Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili raporton se i plagosuri është identifikuar si Dëfrim Pashaj, 40 vjeç. Ngjarja ka ndodhur te ‘Uji i Ftohtë’, në zonën e njohur si ‘7 pallatet’. Autori është identifikuar dhe është kapur nga policia, ndonëse identiteti i tij nuk dihet ende.
Ещё видео!