Pesë vite para se të ndodhte skandali me vdekjet e 2017 në QKUK, e ku dyshimi i parë ishte se ata
vdiqën si pasojë e oksigjenit, një raport i Agjencisë së Produkteve Medicionale kishte alarmuar që shteti
po kontraktonte kompani pa licencë për të furnizuar me këtë gaz që përdoret tek pacintët.
Tashmë është faktuar që shteti kosovar gjatë pandemisë bleu përsëri oksigjen medicional nga kompani
pa licencë. Por, për ta shtuar edhe më shumë misterin se çka po ndodh tash, drejtuesit aktual të sistemit
shëndetësor refuzojnë të tregojnë edhe se sa përqind e pacientëve me Covid-19 që hyjnë në oksigjeno-
terapi po vdesin.
InDoks në këtë episod i kthehet këtij problemi. A po rrezikon vendi që të përsëritet skandali i vitit 2017,
veçse tash në një nivel shumë më të frikshëm?
“Misteri i oksigjenit në Kosovë”, e diel, 20:10 në RTV Dukagjini dhe live në Insajderi.
Ещё видео!