Finalizohet operacioni policor i koduar "Komuna", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponja". Lëvizte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 20-vjeçari. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në Komunën e Parisit, po lëvizte një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Komuna”.
----------------------------------------------
Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
YouTube: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Dosja.al është një iniciativë gazetarësh të rinj dhe njerëzish të lirë, që nuk ndikohet nga interesa politike apo biznesi. Informimi i paanshëm, qëndrimi i pavarur dhe etika profesionale janë parimet tona. Ka media të majta, të djathta, ka media në shërbim të partive apo biznesit, por ka edhe të pavarura, që kanë zgjedhur rrugën më të vështirë, por më të ndershme dhe më të sigurtë për të qenë të besueshëm. Dosja.al do të jetë gjithmonë e pavarur, e vërtetë, në krah të interesit publik.
#dosjaal
“Dosja.al, me ritmin e ngjarjes”
Ещё видео!