Kryeministri i vendit, Edi Rama ka vijuar fushatën elektorale në Kukës. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama është shprehur se me marrjen e pushtetit për herë të parë në Tropojë, kanë sjellë mjaft ndryshime duke e bërë një destinacion turistik.
Kryeministri Rama ka ngritur pyetjen se si mund të shkojnë tropojanët që në 14 Maj të marrin fletën e votimit dhe të votojnë për Ilir Metën. Rama ka shtuar se nuk bëhet fjalë për bindje politike, por për garantimin e të ardhmes.
Edi Rama: Këtu vazhdimisht është zgjedhur zorra qorre dhe këto 4 vjet ne na është dhënë mundësia që në Tropojë për herë të parë fare dhe në Kukës për herë të dytë fare të tregojmë cili është ndryshimi. Sa është bërë në Tropojë këto 4 vjet nuk është bërë jo në 4 po në 40- vjet. Unë Tropojën e kam parë dhe më përpara, e kam parë edhe tani. Tropoja, destinacion turistik që ka nisur dhe vijon si i tillë. Mjafton të shkosh në Valbonë, kur e kemi marrë detyrën nuk kishte rrugë, sot është rruga. Rrugën e bëmë ne, komunistët sepse kështu na quajnë. Valbona me 11 hidrocentrale do ishte asgjësuar. Shpëtimin e bëri vota e të gjithë atyre të tjerëve që na sollën ne në pushtet. U desh ta merrte PS se na ngeli në dorë sepse po ta kishin marrë prapë ata, ajo Tropojë nuk do të ishte aty. Do ishte siç dinë t’i bëjnë fondet ato. Nëse duam të vazhdojmë e ta bëjmë Tropojën një destinacion turistik ku të vijnë shumë më tepër, atëherë ka vetëm një rrugë, duhet me i dhënë votën Rexhës.
Po “Like floririn” çfarë e kanë këta në Tropojë dhe tek fleta e votimit, baca nuk është. Shkojnë njerëzit për të votuar dhe nuk është në fletë të votimit. A keni parë që njeriu të kërkojë dua votën dhe kur shkon të votosh nuk e ke te fleta e votimit. Do të shkojnë tropojanët dhe do të marrin fletën e votimit “Bashkë Fitojmë”, “Like floriri”. A ka trup më të madh? Liken unë e di se çfarë kanë hequr për ta sjellë në rrugë të mbarë, Pandi qeshte dhe në fund fare prapë Likja ke zullumi prapë aty.
Unë besoj se në këto zona nuk ka budallenj. Këtu nuk bëhet fjalë më a jam i djathtë a jam i majtë, këtu bëhet fjalë se si do të rrisim ekonominë e si do të garantojmë të ardhmen e këtij vendin dhe si do t’i kthejmë këto në ekonomi. Në Valbonë të hante ujku para se ne të merrnim detyrën. Valbona nuk ka asnjë ndryshim nga Zvicra, çfarë kanë hotelet atje më shumë se në Valbonë, por janë pak
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!