Rasti i përdhunimit të 11 vjecares në Prishtinë, përvecse ka tronditur opinionin publik, ka ndezur edhe një seri dorëheqjesh, si akte morali. Pas drejtorit të përgjithshëm të policisë së Kosovës, Ali Gashi, që mbante postin e drejtorit të Drejtorisë për trajtimin e të burgosurve dhe të miturve në Shërbimin Korrektues të Kosovës, ka dhënë dorëheqje. “Dorëheqja ka ardhur si akt moral i Gashit, pasi një nga të dyshuarit për dhunim ka qenë i dënuar në institucione korrektuese për disa vepra penale”, thuhet në njoftim.Kjo dorëheqje vjen një ditë pasi Samedin Mehmeti dha dorëheqje nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, për “arsye personale dhe ndërgjegje profesionale” në lidhje me rastin e fundit të dhunës seksuale ndaj të miturës në Prishtinë. Autoritetet në Kosovë kanë arrestuar pesë autorët që dyshohet se kanë dhunuar të miturën në Prishtinë më 27 gusht.Katër prej tyre kanë marrë tashmë masën e paraburgimit me një muaj. Mes të arrestuarve janë edhe tre persona të mitur. Viktima, sipas Policisë së Kosovës, është dërguar ndërkohë në një qendër të specializuar. Rasti i dhunimit të 11-vjeçare ka shkaktuar zemërim në mesin e publikut kosovar. Për të dytën ditë radhazi, në sheshin Zahir Pajaziti në prishtinë qytetarët kanë protestuar duke kërkuar drejtësi për viktimat e dhunës seksuale. Edhe krerët e institucioneve në vend kanë kërkuar që autorët e dyshuar të marrin dënimin e merituar
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Kosove#Doreheqja#TopChannel
Ещё видео!