Nga Urgjenca e Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, ministja Ogerta Manastirliu njoftoi shtimin e stafeve mjekësore në spitalet e rretheve. Ajo theksoi se veçanërisht gjatë verës ka nje fluks te rasteve emergjente për te cilat kërkohet gadishmëri maksimale.
“Janë më shumë se 100 mjekë, që do të atashohen pranë spitaleve tona të rretheve. Por janë edhe ata të cilët përfundojnë ciklin e specializimit, që tashmë janë të atashuar dhe po atashohen në spitalet e Tiranës, por edhe që kanë preferuar të qëndrojnë në spitalet ku ata kanë shërbyer në këtë 3-vjeçar”
Manastriliu rikonfirmoi se rritja e pagave për bluzat e bardha do të nisë nga ky muaj.
“Pagat rriten duke filluar nga korriku, pra efekti i pagave me rritjen 6% do të fillojë si efekt me rrogën e parë që vjen në gusht. Sigurisht do të vijojë rritja e pagave në çdo vit, ashtu sikurse ne e kemi premtuar”
Vetëm në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme në QSUT janë një ekip prej më shumë se 23 mjekësh dhe 80 infermierësh që ju shërbejnë pacientëve me nevoja emergjente.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!