Sa herë ndërrohen pushtetet në vendin tonë, kthehet në vëmendje importi i mbetjeve. Të parët që hartuan një ligj të tillë ishin demokratët në vitin 2011, kur dhe udhëhiqnin vendin, por për arsye nga më të ndryshmet, nga protestat qytetare deri tek lëvizjet e ndërkombëtarëve, ai nuk pati sukses dhe nuk u miratua. Shoqëria civile vazhdimisht e ka kundështuar, me argumentin se bashkë me plehrat e padëmshme, do të hyjnë edhe ato të rrezishme dhe se pas këtyre sipërmarrjeve të huaja fshihen mafiozë të huaj, që duan të përfitojnë para në kurriz të shëndetit të shqiptarëve. Në atë kohë kryeministri aktual Rama ishte në opozitë dhe ka qenë totalisht kundra dhe asokohe shkroi në në Twitter:
“Të thuash dua plehra nga jashtë është tradhtia më e madhe kombëtare, në kushtet kur vendi ka 1 milion ton plehra rrugëve...”
Por, disa vite më pas, kur vendi pësoi rrotacionin politik dhe në krye të qeverisë ishte Rama, vendosi që ligji për importin e mbetjeve të futej në Kuvend fillimisht me propozim të tre deputetëve socialistë. E u përdor dhe argumenti se ligji nuk është i njëjtë me atë të dikurshmin dhe se një nga kushtet për integrimin e Shqipërisë në BE ishte ligji për Importin e Plehrave. Por, Bashkimi Europian e hodhi poshtë këtë pretendim. Ndërsa shoqëria civile u përfshi në protesta masive mataronë ditë e natë para paralamentit dhe ligji kaloi. Ishte presidenti Nishani që një vit më parë nuk e dekretoi. Në momentin kur qeveria Rama donte ta rifuste për diskutim, nuk gjeti dakordësi të shprehur nga aleati qeverisës LSI. Ndërsa sot pas një viti qeveria Rama 2 i ka 74 vota dhe ka përfshirë në axhendë ligjin e Importit të Mbetjeve. Fati i tij pritet të mësohet në ditët në vijim.
------------------------------------------
IN Tv Albania
Follow us:
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Offcial website:
[ Ссылка ]
Ещё видео!