#oranews #ilirmeta #presidentimeta #lulzimbasha #arbenpellumbi #erionbrace
Kur humbasin betejat ligjore, socialistët deklarojnë se vendimi i Gjykatës nuk komentohet. I tillë është dhe qëndrimi ndaj Kushtetueses e cila ua rrëzoi kërkesën për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit. Erion Braçe dhe Arben Pëllumbi justifikohen se vendimi i Kuvendit ishte më shumë një pyetje ndaj trupës së anëtarëve të trupës kushtetuese. Ndërsa për Lulzim Bashën, ky vendim nuk duhet të largojë vëmendjen nga afera e incineratorëve.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mos shkarkimin e presidentit Ilir Meta nuk nuk është komentuar as nga deputetë të mazhorancës e as nga ata të opozitës.
Kryedemokrati, Lulzim Basha, pak para se të futej në seancë u shpreh se asgjë nuk do të zhvendos vëmendjen e opozitës nga afera e incineratorëve. "Nuk është një vendim që komentohet por për opozitën, PD, skandali i incineratorëve mbetet prioritet kryesor".
Ndërkohë deputeti Erion Braçe, komentin e vetëm e pati për presidentin Meta, të cilit i bëri thirrje ti kërkojë falje Gjykatës Kushtetuese për akuzat që ka hedhur ndaj këtij institucioni.
"Vendimi i gjykatës është për tu zbatuar. Ne nuk jemi nga ai sot që vendimet e gjykatës vlejnë për ne dhe nuk vlejnë për të tjerët,ose vlejnë për ata të të tjerët dhe nuk vlejnë për ne. Pres që Ilir Meta të dalë dhe të lëpijë gjithë pështymën që ka hedhur ndaj gjykatës gjatë kësaj periudhe."
Ndërsa Arben Pëllumbi vijon të qëndroj në të njëjtin mendim se Meta e ka shkelur Kushtetutën, por respekton vendimin e gjykatës e cila i konsideron jo të rënda për shkarkim.
"Nuk është se nuk ka bërë shkelja, ideja ishte i ka bërë të rënda apo si ka bërë të rënda në respekt të Kushtetutës."
Gjashtë gjyqtarë kanë votuar pro shfuqizimit të kërkesës së Kuvendit për shkarkim e Presidentin e Republikës, Ilir Meta.
I vetmi që ka qenë pro shkarkimit ka qenë gjyqtari Altin Binaj.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!