#reportTV #lajmeshqip #lajme
TIRANË- Pa humbur kohë, presidenti Ilir Meta ka dekretuar emërimin në detyrë të dy ministrave të rinj, Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomin. Emrat e ministrave të rinj nga qeveria i kanë shkuar presidentit mëngjesin e sotëm, ndërsa kreu i shtetit i ka dekretuar menjëherë, duke mos u bërë kështu pengesë, siç ndodhi në rastin e ministrave Sandër Lleshaj dhe Gent Cakaj.
Sipas procedurës, Meta ka dekretuar fillimisht shkarkimin nga detyra të Sandër Lleshajt dhe Bledi Çuçit, e më pas ka hedhur firmën për emërimin në krye të këtyre dikastereve të rëndësishme 2 emrat e rinj. Kështu, pas shkarkimit të Sandër Lleshajt, në krye të ministrisë së Brendshme do të jetë Bledi Çuçi, ndërsa në vendin e tij te ministria e Bujqësisë do të jetë Milva Ekonomi. Dy ministrat e dekretuar nga presidenti Ilir Meta presin të kalojnë në Kuvend, të cilët sipas Kushtetutës, kanë 10 ditë kohë për ta shqyrtuar dekretin. Gjasat janë që emrat të kalojnë në seancën e radhës, atë të 24 dhjetorit.
Këto ndryshime erdhën pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie. Për këtë arsye, Rama propozoi në vendin e tij Bledi Çuçin dhe në krye të ministrisë së Bujqësisë, Milva Ekonomin!
Kush është Bledi Çuçi
Bledi Çuçi, i propozuar nga Kryeministri si ministri i ri i Punëve të Brendshme, deri më tani ka qenë ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural që prej janarit 2019. Ai ka lindur në Tiranë, më 14 nëntor 1970. Ai ka një djalë, Endi Çuçi. Ka përfunduar studimet e larta për Drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe në vitin 1998, studimet pasuniversitare (Master) për Menaxhim në Universitetin Hasselt në Belgjikë.
Prej shtatorit të vitit 2013 e deri në mars 2017, z. Çuçi ushtroi detyrën si Ministër Shteti për Çështjet Vendore dhe Koordinator Kombëtar kundër Korrupsionit. Në këtë detyrë, ai udhëhoqi punën për përgatitjen dhe zbatimin e Reformës Administrative Territoriale, një nga reformat më të suksesshme të mandatit të parë të qeverisë Rama. Prej tetorit të vitit 2016, z. Çuçi është i deleguari politik i PS për qarkun Gjirokastër; prej janarit 2018 shërben si Sekretar për Çështjet Zgjedhore dhe anëtar i Kryesisë së PS, ndërsa në korrik 2018, u zgjodh anëtar i Kuvendit të Shqipërisë, duke kryesuar listën e anëtarëve të Kuvendit që përfaqësojnë qarkun Gjirokastër për PS.
Ещё видео!