Një makinë e djegur është gjetur në lagjen “Kiras”, e cila dyshohet se u përket autorëve të vrasjes së Naim Bajrit.
Shkodra u trondit këtë mëngjes, pasi rreth orës 07:20, në vendin e quajtur “Merkata e Rusit”, në lagjen “Partizani”, u vra me armë Naim Bajri, babai i Indrit Bajrit, i njohur si “i forti i Shkodrës”, i cili u vra në vitin 2001.
Ai ka qenë i ulur në një lokal në tregun e Rusit në momentin kur autorët janë afruar duke e qëlluar disa herë me armë zjarri. Pas të shtënave ka mbetur i plagosur edhe një qytetar tjetër.
68-vjeçari ishte banues në fshatin Dobraç, ndërsa ka mbetur i plagosur lehtë, jashtë rrezikut për jetën A. Z., 58 vjeç.
Janë ngritur pika kontrolli dhe po vijon krehja e zonës nga Policia vendore dhe FNSH Shkodër, si dhe janë nisur në drejtim të Shkodrës, grupe të RENEA-s.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Pamje: Pa koment
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopChannelNews
Ещё видео!