Felicita Jakoel, lidhjen me Shqipërinë e ka patur më të hershme se shumë bashkëkombës të saj hebrenj që në vendin tonë mbërritën për t’i shpëtuar holokaustit. Që në shekullin e 19, të parët e saj arritën në Janinë.
“Kur Shqipëria u pushtua nga gjermanët situata, gjendja e hebrenjve ishte jashtëzakonisht e vështirë dhe këtu doli në pah madhështia e popullit shqiptar”, tha ajo.
Më pas u zhvendosen në Vlorë ku u krijua komuniteti i parë hebre, e që siç thotë Jakoel, asnjë prej tyre nuk ndihej si në dhe të huaj. Por kjo nuk i bëri ata më pak të prekshëm në kohën e Gjermanisë naziste. Historitë e babait dhe qytetarëve të tjerë hebrenj, zgjedh t’i ndajë në ditët e kujtesës së holokaustit.
“Babai im i fshehur në Kavajë. Motrën e vet e veshën me rroba kavajase. Vijnë gjermanët, e morën dhe nga një mur në tjetrin, nga një kopësht në tjetrin, kur e larguan atë, i hapën derën. I shpëtuan jetën, atij dhe motrës”.
Holokausti është krimi më i madh i njerëzimit, ku u shfarosën më shumë se 6 milion Hebrenj, por në këtë anë të historisë, Shqipëria ishte një nga vendet që mikpriti dhe strehoi qindra prej tyre. Kumtesat kanë nisur për të përkujtuar këtë ditë e cila kujtohet në të gjithë botën më 27 Janar.
Tv Klan
#felicitajakoel #shqiperi
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!