#rrezedielli #reportTV
Fole patate me kima pikante
500 gr patate
100 gr gjalpë
1 tufë majdanoz
300 - 400 gr sallam pikant dhe salçiçe pule
1 kokërr qepë
2 thelpinj hudhër
1fç salcë domate
3 lgj vaj ulliri
Kripë, piper i zi, piper i kuq
Djathë kaçkavall i grirë
Në një enë me ujë të vluar me kripë vendosim patatet e prera në kubikë dhe i ziejmë për 15 minuta. Më pas i shtypim duke shtuar majdanozin dhe gjalpin. Krijojmë topa sa grushti i dorës, duke bërë një gropë nga lart për t’i mbushur me kiman. Kimën e përgatisim duke kaurdisur qepën e grirë imët në pak vaj ulliri. Më pas shtojmë salçiçet dhe sallamin të cilin e kemi grirë imët. Shtojmë thelpinjtë e shtypura të hudhrës dhe vijojmë kaurdisjen për pak minuta, më pas shtojmë salcën e domates me erëzat.
Kur i kemi gati patatet me mbushjen i vendosim në tavë duke i spërkatur me djathë të grirë kaçkavall. I vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.
Ещё видео!