Dhuna në familje vijon të jetë një fenomen tejet shqetësues dhe prezent në familjet shqiptare. Vetëm në orët e fundit janë evidentuar dy raste, ku kryefjalë është dhuna.
Për këtë kanë rënë në pranga dy persona, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë numër 2. Në rastin e parë është arrestuar një 34-vjeçar me iniciale D.T, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Ndërsa në rastin e dytë është prangosur një 50-vjeçar me iniciale A.Z, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij të mitur.
Ndërkohë shërbimet e komisariatit numër 4 në Tiranë kanë ndaluar një person 47 vjeç, pasi ka bërë kallëzim të rremë në Polici, se kunati i tij, e ka dhunuar atë fizikisht. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se personi që është kallëzuar për dhunë ka qenë në Greqi.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Policia#Dhune
Ещё видео!