Dr. Albiona Poci, mjeke onkologe, pranë Spitalit Amerikan 2, ka folur për sfidat e pacientëve të diagnostikuar me kancer gjatë periudhës së vështirë të Covid-19.
A rrezikojnë më shumë pacientët e diagnostikuar me kancer ndaj infektimit me Covid-19?
Pacientët e diagnostikuar me sëmundje tumorale kanë një sistem imunitar më të brishtë, me qeliza imunitare të dobësuara dhe rrjedhimisht mekanizmat mbrojtës ndaj virusit janë më të ulëta. Pacientët që kanë bërë kimioterapi, rrezatim apo një ndërhyrje onkologjike në tre muajt e fundit kanë një rrezik më të shtuar në krahasim me pacientët që nuk kanë filluar asnjë lloj trajtimi.
Dr. Albiona Poci shprehet se, vlerësimi për vazhdimin, shtyrjen apo ndërprerjen e kimioterapisë diskutohet duke marrë parasysh gjendjen aktuale të pacientit, stadin e sëmundjes dhe sëmundjet e tjera shoqëruese si hipertension, diabet, sëmundjet kronike të mushkrive apo të veshkave.
Mjekja onkologe, sygjeron pacientët që të zbatojnë rekomandimet bazë të higjenës personale kur paraqiten në spital, për të kryer ekzaminime apo trajtime të ndryshme për të ulur rrezikun e infektimit me Covid-19.
Ju ftojmë të ndiqni intervistën e Dr. Albiona Poci.
Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Albiona Poci kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
Ещё видео!