Lajme Arkiva 2003
Rreth 38 grevistët e urisë që protestonin për gati një javë në qytetin e Kukësit kanë dalë këtë paradite nga greva. Ndërprerja e grevës është bërë pas debateve të grevistëve dhe drejtues të shoqatës dhe konsiderohet tashmë si një shans që i është dhënë qeverisë për zgjidhjen e drejtë dhe përfundimtare të problemit që ata kanë.
Sipas sekretarit të komisionit të grevës ndërprerja e kësaj greve u bë si pasojë e lodhjes dhe të ftohtit. Ai shtoi më tej se ende kemi besim të qeveria për një zgjidhje të pranueshme të kërkesave të parashtruara nga shoqata e grevistëve.
Por një pjesë tjetër mos lesues ndaj premtimeve të qeverisë shprehet se greva është ndërprerë dhe jo mbyllur. Ndërkohë që mbyllja e kësaj greve sipas tyre duket se i jep një shans tjetër qeverisë për zgjidhjen e drejtë të problemit që ata kanë prej vitesh.
Deri në momentin e ndërprerjes së urisë kanë marrë ndihmë mjekësore 16 grevistë. Në këto momente mjekët nuk jepnim më garanci për jetën e grevistëve në kushtet e temperaturave të ulëta.
Drejtues të shoqatës janë shprehur se do të marrin pjesë nesër në mbledhjen e komisionit ndërministror të krijuar me vendim të qeverisë për zgjidhjen përfundimtare të problemit të tyre të bartur prej vitesh.
Greva e urisë e 38 personave, përfaqësues të shoqatës të familjeve të përmbytura nga ujërat e liqenit të Fierzës nisi tre javë më parë, kjo është greva e tretë që organizon shoqata e familjeve të përmbytura nga ujërat e liqenit të Fierzës.
Grupi ndërministror i punës përshëndet vendimin e grevistëve për të ndërprerë grevën e urisë dhe shpreh vullnetin për të punuar zë bashku në gjetjen e zgjidhjeve ligjore./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!