Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka njoftuar se të mërkurën është marrë vendimi për të kryer analiza shtesë të disa mostrave të pacientëve të helmuar ditë më parë në Deçan. “Sot janë përgatitur edhe një numër mostrash, të cilat shumë shpejt priten të dërgohen jashtë vendit për analiza më specifike, të cilat nuk mund të kryhen në Kosovë”, ka thënë Vitia. Sipas tij, situata tani është më e qetë dhe ka më pak fluks të pacientëve që po kërkojnë ndihmë. Në një konferencë për media të mbajtur po ashtu të mërkurën, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, tha se autoritetet janë në pritje të analizave shtesë, për të kuptuar shkakun e saktë të helmimit të qytetarëve. Helmimi masiv në Deçan ka bërë që kjo komunë të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Shëndetësisë në Deçan, nga dita e shtunë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan, kanë kërkuar ndihmë mbi 1,500 persona, ndërsa qindra prej tyre kanë të njëjtat simptoma të helmimit. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur të hënën se nga gjashtë mostra të testuara të ujit, në dy prej tyre janë gjetur koloni të dyshimta të baktereve. Megjithatë, sipas drejtorit të IKSHPK-së, Naser Ramadani, testimet në laborator duhet të vazhdojnë dhe shkaku i saktë i këtij helmimi nuk është përcaktuar ende. Ujësjellësi rajonal “Hidrodrini” ka porositur të martën qytetarët e komunave të tjera që furnizohen nga ky ujësjellës, që të mos kenë dyshime në cilësinë e ujit. “Hidrodrini”, përveç Deçanit, furnizon me ujë edhe Pejën, Istogun, Klinën dhe Junikun. Përveç ministrit Vitia, edhe disa ministra tjerë kanë thënë të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës se, kanë kërkuar hetime për rrjetin e furnizimit të qytetarëve me ujë të pijshëm në Deçan, për të kuptuar nëse ka pasur diku ndonjë lëshim eventual.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Deçan#TopChannel
Ещё видео!