Bashkia e Elbasanit dhe Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kanë nisur inspektime pas denoncimit të emisionit Fiks Fare për masakrën në pyllin në Krastë të Elbasanit. Emisioni investigativ denoncoi disa ditë më parë prerjen e qindra pishave në zonën e mbrojtur, pasi funksionon si park lokal.
Ndërkohë, pas videove, gazetarët e Fiksit shkuan në zonë, teksa biseduan me denoncuesin. Ai tha se zona është e vetmja mushkëri e këtij qyteti, e cila po degradon nga viti në vit. "Pemët janë prerë 10 ditët e fundit. E bëjnë banorët përreth, të cilët duan të mbjellin ullinj apo edhe për kullota për bagëtitë" thotë ai. Më tej shton se pemët e prera nuk kanë qenë të dëmtuara dhe ato janë prerë nga individë të ndryshëm.
Pas denoncimit, gazetarët shkuan te zona, teksa gjejnë dhjetëra trupa pishe të prera me motosharrë dhe mjetë të tjerë. Ato ishin bërë gati për t'u marrë.
Fiks Fare ka mësuar se, pas prerjes, Bashkia e Elbasanit ka bërë një tender prej 11 milionë lekë të reja për pyllëzimin e Krastës. Parashikohet se mbjellja do të bëhet në muajin tetor - mars, por nga vëzhgimi jonë nuk rezultoi të ishin bërë pyllëzime. Në dokumentet shoqëruese, Bashkia e Elbasanit shkruan se Krasta është pyllëzuar në vitet '60, ndërkohë që vit pas viti janë shkaktuar dëme nga zjarri, prerja e jashtëligjshme, mbjellje e kulturave jo pyjore, ndërtime banesash etj. Më tej shkruan se masë emergjente është ripyllëzimi i saj.
Pas situatës, Fiks Fare, u interesua në Bashkinë e Elbasanit, e cila na kthen një përgjigje se pas transmetimit të videove të qytetarit ka nisur inspektimi dhe kontrolli i zonës. Më tej shkruan se Krasta është e pyllëzuar me pishë mesdhetare, e cila rrëzohet lehtë nga agjentët atmosferikë. Fatkeqësisht, Krasta është prekur disa herë edhe nga zjarret, ku janë djegur rreth 10 hektarë pishë.
Pas transmetimit të videove në Fiks Fare, janë organizuar kontrolle nga Bashkia Elbasan.
Gjithashtu edhe nga ana e “Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes se Territorit” është kryer Inspektimi përkatës. Pyetjes nëse prerja e pishave dhe marrja e tyre është bërë nga punonjës shtetërorë, Bashkia e Elbasanit thotë se "janë prerë nga individë të paidentifikuar". Në fund, bashkia thotë se bashkia e ka prioritet pyllin e Krastës dhe ka planifikuar rreth 20.000 fidanë për vitin 2022, por deri më sot nuk është mbjellë asnjë i tillë.
Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#FiksFare#TopChannel
Ещё видео!