Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka marrë vëmendjen me një veprim teksa ndiqte ndeshjen e Serbisë me Zvicrën në Leskoc, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Serbia fitoi 2:0, duke arritur triumfin e parë në këtë edicion të kësaj gare. Në një video të publikuar nga politikani serb Nikolla Sanduloviç, presidenti Vuçiç feston fitoren me një gjest të komentuar si anti-perëndimor dhe provokues.
I shoqëruar nga presidenti i Republikës Srpska, Millorad Dodik, Vuçiç nxjerr nga xhepi flamujt e bashkuar të Serbisë dhe Rusisë, në ndeshjen ku luanin edhe shqiptarë.
Në një postim në X, politikani serb shkruan se “Vuçiç po luan me Evropën dhe Amerikën, me gënjeshtra dhe premtime të pavërteta”. Vuçiç, thotë ai, do të jetë gjithmonë një “pasardhës rus dhe bashkëpunëtor besnik i tyre”, ndërsa shton se Perëndimi “ende nuk e kupton ndikimin rus në Serbi”.
“Nuk e di se çfarë duhet të bëjë më shumë diktatori serb Aleksandar Vuçiç që Evropa dhe Amerika të kuptojnë se ai po luan me ta në gënjeshtrat dhe premtimet e pafundme që u jep, duke blerë kështu kohë për përballjen përfundimtare me ta! Ai ishte, mbeti dhe do të jetë përgjithmonë një pasardhës rus dhe bashkëpunëtor besnik i tyre! Në ndeshjen e futbollit ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës, në shoqërinë e agjentit të Putinit, Milorad Dodik, Aleksandar Vuçiq nxori nga xhepi dhe shpalosi flamujt e kombinuar të Serbisë dhe Rusisë!
Një mesazh i qartë për popullsinë e Serbisë se si të interpretohen lëvizjet e tij të fundit politike: “Ne ishim dhe do të jemi aleatët e Rusisë, sidomos tani që po përpiqemi të jemi kali “i Trojës” i Rusisë në Perëndim”! Perëndimi ende nuk e kupton thellësinë e ndikimit rus në Serbi dhe se vendimet formale nuk do të thonë asgjë për politikën që është thellësisht e sinkronizuar me Kremlinin. Të gjitha lëvizjet e fundit politike (blerja e avionëve Rafal, “mesazhet evropiane”, litiumi..) janë të koordinuara me Moskën, ku nënkryetarët e qeverisë serbe patën takime të gjata me lidershipin më të lartë të para çdo vendimi dhe mesazhi politik “properëndimor” të marrë nga Aleksandar Vuçiç. Tani, pas takimeve me administratën amerikane, Vuçiç valëvit flamurin rus me mesazhin: “Nuk do të më shihni kurrë duke valëvitur flamurin europian apo amerikan”.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#NikollaSanduloviç#AleksanderVucic#TopChannelNews
Ещё видео!