Mbrojtja ajrore ruse rrëzoi dy raketa S-200 që u lëshuan mbi Krimenë e aneksuar nga Rusia, një ditë më parë, pretendoi Ministria ruse e Mbrojtjes. Ndërkohë që më herët, disa media ruse raportuan për shpërthime në sevastopol, qytetin më të madh në krimesë, të ndjekura nga një alarm për sulm ajror.
Guvernatori i Sevastopolit, i emëruar nga Rusia, Mikhail Razvozhayev, më vonë raportoi se marina ruse ishte angazhuar kundër një sulmi ajror pranë zonës Sukharna Balka. Razvozhayev konfirmoi gjithashtu se një shpërthim ndodhi në zonën Sakharnaya Golovka-s të Sevastopolit.
Sipas mediave lokale, në Sakharnaya Golovka ka depo të shumta që ruajnë raketa ruse dhe armë të tjera. Që nga vera e vitit 2023, ka pasur sulme gjithnjë e më të shpeshta ndaj objektivave ushtarake ruse në të gjithë Krimenë e pushtuar.
Ushtria ukrainase tha se ishte përgjegjëse për një sulm me raketa në gadishull, javën e kaluar, që goditi një objektiv ushtarak dhe rezultoi në viktima midis forcave ruse. Kievi ndërkohë nuk ka bërë ende komente për raportimet më të fundit.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Sulmi#Krime
Ещё видео!