TIRANE- Vazhdon në ditën e 12 protesta e drejtuesve të furgonëve me targa të verdha të linjës ndërqytetare. Protestat sot paradite janë zhvilluar në Elbasan, Fier e Korçë.
Në Elbasan drejtuesit e furgonëve kanë përshkallëzuar protestën duke bllokuar korsinë që të çon për në Tiranë në aksin Elbasan-Tiranë.
Mbi 15 shoferë janë ulur këmbëkryq në rruge dhe nuk lejojnë qarkullimin e mjeteve. Ata protestojnë kundër informalitetit si dhe urdhrit për të mos lejuar kthimin me pasagjerë të tyre.
Në Fier shoferet e furgonëve me targa te versha ndaluan vetë furgonët më targa të bardha. Ndërkohë që edhe vetë policia ndaloi 7 furgonë më targa të bardha dhe duke i hequr patentën.
Në Korçë prej orëve të para të mëngjesit protestuesit kanë bllokuar stacioninin e qëndrimit ndërsa vijojnë të kërkojnë me këmbëngulje plotësimin e kërkesave të tyre. Pasi kjo është e vetmja e ardhur për familjet e tyre. Ata kanë pohuar se vendimi i ministrive për vajtjen me pasagjer dhe kthimin bosh e kanë cilësuar diskriminin ndaj tyre
Ещё видео!