Abdulrahman Alial-Mahmoud ishte i vetmi që arriti të shpëtonte mes familjarëve të tij nga tërmeti që goditi Sirinë veri-perëndimore. Familja e Mahmoud u zhvendos nga Deiral-Zor në Sirinë lindore gjatë luftës në qytetin e Zhandaris.
“Kam humbur anëtarët e ngushtë të familjes, gruan time, vajzën time dhe të afërm të tjerë, kam humbur 20 persona. Dua të kthehem në jetën time normale, por si”.
Me Sirinë që vuan prej një kohe të gjatë nga lufta civile, disa nga rajonet e prekura nga tërmeti kontrollohen ose nga ekstremistët ose nga grupe të tjera rebele. Tërmeti i fundit e thelloi edhe me tej krizën humanitare që ka mbërthyer vendin prej më shumë se një dekade.
Të futur çanta të zeza trupat e refugjatë sirianë që humbën jetën nga tërmeti në Turqi do të dërgohen në Siri ku familjarët do t’i japin lamtumirën e fundit. Ata arritën në kufi me taksi, duke i çuar në atdheun e tyre të shkatërruar nga lufta.
Kufiri midis dy fqinjëve mbetet i mbyllur dhe funksionon deri më tani për operacionet e ndihmës. Shumë familje të gjera siriane jetojnë në qytetin e goditur rëndë të Antaki dhe në Kirikhan, një qytet i vogël turk rreth 50 km nga kufiri.
“Humba gruan. Ajo ishte shtatzënë në muajin e saj të fundit. Ajo duhej të lindte pas dy ditësh. E nxorëm nga rrënojat dhe fëmijët e saj janë ende nën rrënoja”.
Në Kirikhan, ekipet turke të shpëtimit vijojnë kërkimet për të mbijetuar të tjerë edhe pse shpresat janë zbehur për të gjetur të tjerë të mbijetuar.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!