Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka shkarkuar nga detyra të gjithë shefat e komiteteve ushtarake rajonale në mesin e një hetimi për korrupsion në forcat e armatosura për sa i takon rekrutimit.
Presidenti postoi një video dhe një deklaratë të shkruar në lidhje me shkarkimin masiv të zyrtarëve lokalë të ushtrisë në kanalin e tij në telegram të premten.
Njoftimi erdhi në mesin e një hetimi në shkallë kombëtare që deri më tani ka cuar në nisjen e cështjeve penale kundër 112 komisionerëve lokalë. “Sistemi duhet të drejtohet nga njerëz që e dijnë saktësisht se cfarë është lufta dhe se cinizmi dhe ryshfetet gjatë luftës janë tradhëti”, tha Zelenski, menjëherë pas një takimi të posacëm të këshillit kombëtar të sigurisë dhe mbrojtjes.
“Në të kundërt, ushtarët që kanë parë frontin ose që nuk mund të jenë në llogore pasi janë plagosur ose nuk janë më në shëndet të mirë, por kanë ruajtur dinjitetin, janë ata të cilëve u duhet besuar mbikqyrja e këtij sistemi”, shtoi Zelenski. Ai tha se vendimi do të implementohet nga kryekomandanti Gjenerali Valeri Zaluzhni. Para se shefat e rinj të qendrave rajonale të rekrutimit të zgjidhen, do të ketë ndërkohë inspektime nga shërbimi ukrainas i sigurisë.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#TopChannel
Ещё видео!