Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim thotë se synimi i sulmeve kibernetike të Iranit në vendin tonë ishte një tentativë për të minuar demokracinë. Në një konferencë të Dhomës Amerikane të Tregtisë ajo tha se Shtetet e Bashkuara po ndihmojnë autoritetet për forcimin e masave të sigurisë.
“SHBA janë këtu për të ndihmuar dhe na pëlqen të jemi këtu për të ndihmuar. Jam krenare që kemi ndihmuar me masat e sigurisë kibernetike dhe popullit shqiptar. Në SHBA po punojnë me aleatët se si të mbrojmë nga keqdashësit e teknologjive të reja”, u shpreh Kim.
I pranishëm në konferencë, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj theksoi sfidat e dixhitalizimit.
“Sulmi kibernetik nga Irani, ishte jo vetëm i lig në kuptimin politik, por sepse ndërpreu disa nga shërbimet tona. Ishte një sulm me pasoja për të cilin duhet të jemi të përgatitur për çfarë kemi përpara nga pikëpamja digjitale. Zgjidhja nuk është të ‘mbyllemi’, por të jemi të përgatitur”, theksoi Veliaj.
Veliaj u shpreh se Shqipëria po investohet në fushën e digjitalizimit, duke përmendur transformimin e Piramidës në Qendrën TUMO, si Qendra më e madhe digjitale në Ballkan, ku fëmijët dhe të rinjtë mund të mësojnë kodim.
Tv Klan
#yurikim #erionveliaj
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!