TIRANE - 13 tifozë të Vllaznisë dhe Tiranës janë arrestuar nga policia e Shkodrës pas dhunës së shkaktuar mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Loro Borici” gjatë ndeshjes mes dy ekipeve.
Ndërkaq sipas policisë është shpallur në kërkim edhe një tifoz i Tiranës, 22-vjeçari Maringlen Burreli, i cili dyshohet se ka goditur punonjësit e policisë dhe Presidentin e Tiranës, Refik Halili, ndërsa 41 tifozë të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë.
12 të plagosurit nga këto përleshje, mes të cilëve ishin edhe pesë policë sipas burimeve pranë spitalit të Shkodrës ndodhen jashtë rrezikut dhe kanë dalë nga spitali.
Ndërkohe televizioni A1 Report sjell pamjet e stadiumit “Loro Borici” një ditë pas përleshjes së dhunshme mes tifozëve të Tiranës dhe Vllaznisë.
Ещё видео!