#bankaboterore #ekonomiashqiptare
Banka Botërore, këtë Qershor ka parashikime më optimiste për rritjen e ekonomisë shqiptare për vitin 2023 sesa kishte në fillimvit.
Në raportin e fundit për perspektivat e ekonomisë globale, parashikohet se ekonomia në Shqipëri do të rritet me 2.8% këtë vit, 0.6% më shumë sesa në raportet e Janarit.
Shqipëria pritet të jetë kështu vendi i tretë në rajon për ritmet më të larta të rritjes ekonomike, pas Kosovës dhe Malit të Zi. Por, të tilla shifra mbeten ndjeshëm më të ulëta sesa në vitin e shkuar, kur produkti i brendshëm bruto në vend u rrit me 4.8%.
Edhe ekonomia globale, sipas Bankës Botërore do të ngadalësohet në vitin 2023 në 2.1% nga 3.1% që ishte në vitin 2022. Parashikimet e fundit flasin për një ekonomi që mbetet e brishtë, pasi rritja po frenohet si pasojë e efekteve të konfliktit Rusi-Ukrainë, inflacionit të lartë dhe politikave të shtrënguara monetare.
Për të nxitur stabilitetin makroekonomik dhe financiar, Banka Botërore rekomandon veprime politike në nivel global dhe kombëtar.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!