Një tjetër tërmet i fortë me magnitutë 6.4 ballë goditi rajonin turko–sirian këtë të hënë, duke shkaktuar të tjera dëme katastrofale.
Pasgoditja u shënua në provinës Hatay të Turqisë në një thellësi prej 2 km, bëri të ditur Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane.
Sipas mediave ndërkombëtare, tërmeti i fortë ndau në mes disa rrugë në Hatay, ndërsa momentalisht nuk raportohet për viktima apo të lënduar.
Përmes një deklaratae Agjencia qeveritare e shpëtimeve apeloi qytetarët të qëndrojnë larg vijës bregdetare për të parandaluar rrezikun e rritjes së nivelit të detit deri në 50 cm.
Tërmeti i fortë riktheu edhe njëherë ankth te banorët, të cilët u tronditen nga dy tërmete të forta 7.6 dhe 7.8 ballë dy javë më parë.
Më herët gjatë kësaj të hëne tre tërmete të tjera me magnitudë mbi 4 ballë. u regjistruan në rajonin Palu të provincës Elazig në Turqi.
Një tërmet me magnitudë 4.7 u regjistrua në orën 3.37 minuta të mëngjesit, në një tjellësi prej 11 km. Në orën 3.39 pati një tërmet tjetër me magnitudë 4.8, në të njëjtin rajon. Ndërsa i treti, në orën 4.07 minuta, kishte magnitudë 4.6, dhe epiqendra ishte në një thellësi prej 14 kilometrash.
Bilanci i viktimave të tërmetit të regjistruar plot dy javë më parë, ka shkuar në mbi 46 mijë në Turqi dhe Siri. Megjithatë, të dyja vendet nuk kanë bërë të ditur ende se sa persona konsiderohen të zhdukur. Tani ekipet e emergjencave po fokusohen tek pastrimi i rrënojave ndërsa shpresat për të tjerë të mbijetuar duket se janë shuar.
Dy javë pas tërmetit, autoritetet turke kanë vendosur të ndërpresin kërkimet, me përjashtim të dy provincave më të goditura, Kahramanmaras dhe Hatai. Agjencia qeveritare e shpëtimeve, AFAD, tha se shpëtimi i fundit i regjistruar ishte ai i të shtunës, kur dy prindër dhe djali i tyre 12 vjecar u nxorrën gjallë nga rrënojat, pas 296 orësh atje, por i riu nuk arriti gjallë në spital.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#turkeyearthquake#TopChannel
Ещё видео!