Arkiva Lajme - Tv Klan 1999
Selia e Aleancës ka vlerësuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer aksione intensive mbi objektivat ushtarake strategjike. Mbi 700 fluturime të kryera mbrëm nga avionët e Natos, pjesën më të madhe të sulmeve i kanë përqëndruar në territorin e Kosovës. Janë goditur e shkatërruar shumë objekte ushtarake, tanke e njësi artilerie.
Bombardimet më të fuqishme janë bërë në zonën e Prizërenit të Shtimës, të Prishtinës etj. Në Serbi nga bombat e Natos janë shkaktuar ndërprerje e çrregullime të energjisë elektrike duke lënë në terr disa rajone të Serbisë dhe qytetet Beograd, Nish e Novi Sad.
Aeroplanët e Natos goditën gjithashtu dy ura në Vojvodinë dhe një aeroport ushtarak prane Uzhicës, tre radiostacione ushtarake, linja komunikimi etj. Zëdhënësi i Natos Xheimi Shi tha sot se nuk kemi të dhëna për tërheqjen e forcave serbe. Nuk do të pranojmë asnjë zgjidhje kompromisi por do të vazhdojmë derisa Millosheviçi të pranoj të gjitha kërkesat tona.
Pentagoni vlerësoi se nata e 51 e bombardimeve ishte një nga më të rëndësishmet. Bombardues B52 sulmuan pozicionet serbe në kufi me Shqipërinë. Zyrtari i larë i Pentagonit Valt deklaroi se Nato po shikon përbërjen e një force paqe për Kosovën KFOR, e cila do të jetë më e madhe nga çishte menduar fillimisht./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego
Ещё видео!