Pas kërkesës së 7 deputetëve demokratë për të pezulluar zgjedhjet e 29 Korrikut, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka vendosur të thërrasë Këshillin Kombëtar të enjten, në një mbledhje online.
“Vendosa thirrjen e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ditën e enjte, datë 27 Korrik 2023, ora 19.00, me këtë rend dite: “Shqyrtimi i dorëheqjes së Nënkryetarit të Partisë nga drejtimi i Partisë dhe diskutime/vendimmarrje për zbatimin e nenit 46, pika 4 të Statutit të PD. Mbledhja do të zhvillohet online, sipas rregullave të përcaktuara në pikën 7, të nenit 9 të vendimit nr. 2, datë 15.01.2022”, tha Bardhi.
Por Jemin Gjana, i cili drejton Komisionin Elektoral për procesin e së dielës tha se anulimi i zgjedhjeve për kryetarin e ri nuk i takon Këshillit Kombëtar.
“Nuk është kompetencë e Këshillit Kombëtar për zgjedhjet e kryetarit, po e gjetët të shkruar në statut.”
Ndonëse shumica në kryesi ia hoqi të drejtën e përdorimit të vulës, Gazment Bardhi në dokumentin e shpërndarë për mediat ka vijuar të ushtrojë kompetencat si Sekretar i Përgjithshëm. Ky veprim i tij ka sjellë reagimin e kolegëve të kryesisë, të njohur si mbështetës të Lulzim Bashës, të cilët paralajmëruan se do të prodhojnë një vulë tjetër.
“Vula rri në institucionin e partisë. Më duket e ulët ta marrësh vulën në xhep. Më vjen keq që Bardhi ka shkuar në këtë veprim. Ne po prodhojmë një vulë tjetër”, tha ai.
Ky është konflikti i dytë për vulën në Partinë Demokratike. I pari ishte ai i zhvilluar në gjykatë me Sali Berishën.
Kësaj here sherri për vulën duket se do reflektohet edhe zgjedhjet e 29 Korrikut, teksa Jemin Gjana pohoi se janë thirrur për të votuar vetëm 25 mijë anëtarë, një tkurrje me 50 mijë vetë e anëtarësisë nga 75 mijë që kishte kjo forcë politike në 2021-in.
“Sot, lista zyrtare që do të dërgohet është 25 mijë”, tha Gjana.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!