Produktet ushqimore nuk mungojnë. Ndërsa çmimet e kanë ndalur rritjen që nisën me vrull pak ditë më parë.
Dakordësia e arritur mes Bordit të Monitorimit dhe Transparencës së çmimeve të produkteve të shportës me tregtarët, për një marzh minimal fitimi, i ka dhënë efektet.
Megjithatë, çmimet variojnë nga një subjekt në tjetrin, por pa diferenca të mëdha. Gjatë një vëzhgimi të kryer nga Tv Klan në 19 Mars, vihet re se 1 pako oriz shitet nga 180 deri 220 leke, 1 litër vaj vegjetal shitet nga 289 Lekë deri 320 Lekë, makaronat nga 69 deri në 99 Lekë.
Ndërsa çmimi i vezës mbetet në 20 Lekë për kokërr.
Pyetja: Sa është kostoja që ti i shton çmimit final të produkteve?
Tregtari: Nga 20 Lekë deri 30 lekë të reja për çdo artikull për kile, nga shumica deri këtu. Edhe transporti që sjell mallin detyrimisht rrit çmimin.
Qytetari 1: Po janë rritur me 20 – 30 Lekë pothuajse çdo produkt.
Qytetari 2: Unë pensionist jam, 200 mijë Lekë, ça të marr, ça të ha.
Qeveria ka vënë në dispozicion një fond për të garantuar që ushqimet të mos mungojnë për një periudhë afatmesme. Për çmimet, ajo do të ndërhyje vetëm në disa produkte bazë të shportës.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!