Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Partitë e koalicionit të majtë tashmë ndodhen në diskutime rreth faktit nëse do të dalin në koalicion në zgjedhjet e pushtetit lokal apo do dalin veç e veç. Në diskutimin më të afërt për këtë çështje ndodhet PAD e cila është në fazën e përgatitjes së konferencës së jashtëzakonshme të saj ku përveç temave të tjera do diskutohet edhe qëndrimi i PAD në koalicionin Aleanca për Shtetin, si dhe dalja më vete në zgjedhjet e pushtetit lokal.
Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie Ridvan Peshkëpia i përmbahet mendimit se PAD duhet të shkoj e vetme në zgjedhje, por duket se ky mendim nuk mbeshtetet nga kryesia e partisë apo dhe anëtarët e saj, pasi Peshkëpia njofton sot me dhimbje se po përgatiten formularët që PAD të bëhet filiali i PS. Përfaqësues të partive të tjera të koalicionit pohojnë se nëse PAD dell vetëm në zgjedhje kjo nuk e dëmton koalicionin. Për Tv Klan flet deputeti i PSD Luftim Ahmetaj.
Luftim Ahmetaj:- “Shembullin e PAD duhet ta zgjedhin edhe partitë e tjera, që ti japi mundësi partive të mëdhaja, PS në rastin konkret që të shohim se kush jemi në realitet”.
Ndërsa deputeti i PS Sabit Brokaj shprehet.
Sabit Brokaj:- “Unë nuk mendoj se ky koalicion do të prishet edhe sikur PAD të dal vetëm në zgjedhje, që është normale pasi koalicioni mund te vendoset pas zgjedhjeve në qeverisjen konkrete. E dyta s’ka asnjë mundësi që dikush të provokoj zgjedhje të parakohshme”./tvklan.al
Gazetare – Mimoza Picari
Ещё видео!