Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se të mërkurën do të depozitohen në Partinë Demokratike 4200 firmat e delegatëve për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar i thirrur për t’u mbajtur në 11 Dhjetor.
Lulzim Basha i tha se koha e tij kishte mbaruar, por Sali Berisha si kundërpërgjigje i kujtoi disfatat që prej kryesimit të Partisë Demokratike.
Por teksa Lulzim Basha ka deklaruar se gëzon mbështetjen e 95% të anëtarësisë, Sali Berisha e ftoi të largohet, përpara se ta shkakrojnë.
Bashën e paralajmëroi për fundin që e pret nga vota e delegatëve dhe ajo e anëtarësisë, ndërsa Edi Ramën e sfidoi hapur.
““Dua ta mbyll, me një mesazh për Edi Ramëm. Edvin, je i pashpresë. Foltorja të ka kallur datën. E garantoj se me Sali Berishën do bashkohen të gjithë burrat dhe gratë që i besojnë dinjitetit njerëzor, të gjithë ata që jetojnë me djersën e ballit të tyre, të gjitha ata të cilët konsiderojnë mafien një rrezik kombëtar ndaj dhe para se të të japim duart, dua të të ftoj në një debat televiziv të t’i numëroj para këtyre burrave dhe grave të gjitha krimet dhe mëkatet e këtyre 8 viteve edhe mbathja për Beograd se atje të presin krahëhapur”.
Ramën e Bashën i sheh si binom të pandashëm, ndaj dhe akuzat ia adresoi të dyve kur foli për Eurobondin e miratuar në Parlament.
Në Foltoren me demokratët e Pogradecit, Berisha u shoqërua edhe nga deputeti Edmond Spaho.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!