#reportTV #lajmeshqip #lajme
LEZHË-Një grabitje me dhunë ndodhi në oret e para të mëngjesit të së hënës në një banesë në fshatin Spiten të Lezhës. Dy persona të maskuar dhe armatosur hynë për të vjedhur në shtëpinë e familjes Doçi, duke dhunuar me sende të fortë burrë e grua.
Gjergj e Vitore Doçi u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës, por si pasojë e plageve të marra gruja në ndodhet në gjendje më të rëndë dhe u transportua drejet spitali të Traumes në Tiranë. Në momentin e ngjarjes brenda shtëpisë kanë qenë 5 pjestaret e familjes Doçi dhe fillimisht grabitësit kanë hyrë në dhomën e fëmijeve.
Kryefamiljari Gjergj Doçi thotë se kanë qenë në gjumë dhe kur kanë dëgjuar zhurmen janë zgjuar, duke ju kërkuar dy përsonave llogari se çfarë kërkonin në banesen e tyre, por janë përballur me dhunen babare të tyre. Banor të fshatit tregojnë se ngjarje të tilla ju kanë shtuar friken, ndërsa i kërkojnë policisë që të zbardhe sa më parë atë çarë ka ndodhur dhe autoret të vihen para drejtësisë.
Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se kanë arritur të marrin dy telefona celular dhe një sasi parash. Në vendngjarje janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët, të cilat do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve. Policia sakaq ka shapplur në kërkim 23-vjeçarin Pavlin Dokaj, si një nga autorët e dyshuar të grabitjes me dhunë dhe po punon për identifikimin e autorit tjetër.
Ещё видео!