Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një takim me gazetarët ftoi qeverinë për bashkëpunim për të diskutuar për varfërinë. Ajo tha se ashtu si me ligjin për vettingun në polici, i ofrojnë qeverisë paketën e tyre antivarfëri.
Kryemadhi: Kjo qeveri nuk beson tek shqiptarët, duke mos besuar tek shqitparët kemi parë se ka importuar shumë "mendje të ndritura" për të qeverisur shqiptarët. Por ne i ftojmë ata që të diksutojmë me ta, i ofrojmë atyre paketën antivarfëri ashtu siç bëmë me ligjin për policinë e shtetit.
Për ne ka shumë rëndësi lufta kundër varfërisë, ka shumë rëndësi nxjerrja nga varfëria e 200 mijë familjeve shqiptare sesa pushteti i një grupi njerëzish.
Propozojmë të rikthehet në parlament ligji për taksat. Kjo nuk është çështje egoje personale e Edi Ramës dhe asnjë fjalë e dhënë ndaj oligarkëve shqiptarë, por është cështje e mbijetesës së bizneseve shqiptare që taksat e larta i cojnë drejt shpërbërjes së tyre.
Ne jemi të hapur për të dhënë alternativën tonë. Por ajo çka dua të them është që për shkak të luftës kundër varfërisë ne nuk kemi asnjë lloj kompleksi, ofrojmë ndihmën tonë, por vazhdojmë të qëndrojmë në opozitë.
Kryemadhi: SHISH, institucion që nuk ekziston, s'më intereson fare
Zonja Kryemadhi a është problem që SHISH është ende pa një drejtues, pasi kreu i shtetit ende nuk ka dekretuar emrin e propozuar nga Kryeministri?
Kryemadhi: As më intereson fare, po të kishim pasur ndonjë institucion që do të bënte gjëmën këtu në Shqipëri nuk do ishim këtu ku jemi sot, nuk do të na mbulonte droga dhe krimi, kështu që është një institucion që për mua nuk ekziston. Le të vazhdojë të përgjojë politikanët shqiptarë se në rregull është.
Kryemadhi sqaroi edhe arsyen se përse opozita nuk po proteston:
Kryemadhi: Edhe pas protestës madhështore të 27 janarit, edhe pse shumë kërkesa na vijnë nga qytetarët për të protestuar ne po tregohemi të matur, po i japim kohë kësaj qeverie, po ja shtrojmë me petalet e kuqe të dashurisë ndaj saj, që të çojmë vendin drejt negociatave. Po e them përsëri sepse është shumë e rëndësishme. Hapja e negociatave nuk i shërbën klasës politike, por i shërben qytetarëve shqiptare. Por qeveria nuk tregohet asapk serioze, duke pasur parasysh që është ekzekutivi ajo që merr vendimet për raportimet në BE.
Ajo i bëri thirrje të gjithëve që të kthehen në Shqipëri dhe të marrin në dorë fatet e tyre. Sipas saj, fajtore për largimin e shqitparëve nga vendi është qeveria.
Për më shumë lexoni në:
[ Ссылка ]
Ещё видео!