#oranews #rtvora
Frika e lënies jashtë dyerve të auditoreve i ka detyruar studentët që të pranojnë propozimin e kryeministrit Edi Rama për t’u vaksinuar.
Të shumtë kanë qenë ata të cilët mendojnë që injektimi i detyrueshëm anti-Covid bëhet vetëm për mbarëvajtjen e vitit akademik e për shëndetin e tyre, ndaj shprehen pro.
Megjithatë mes studentëve ka dhe nga ata që mendojnë që vaksinimi duhet të jetë zgjedhje preferenciale.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar që studentët dhe pedagogët mund të përballen vaksinim të detyrueshëm.
Madje ka shtuar që ata që zgjedhin të mos vaksinohen do të lihen jashtë auditorëve. Por çfarë thonë studentët?
Shumica e të rinjve që po ndjekin studimet e larta mendojnë që vaksinimi është e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten e të tjerët, ndaj injektimi i detyrueshëm me preparatin anti-covid për studentët bëhet vetëm për mbarëvajtjen e vitit akademik dhe për shëndetin e tyre.
"Është diçka e drejtë, do ta bëj."
"Besoj se do ta bëj."
Të tjerë, të pasigurt mbi efektshmërinë e vaksinës, thonë që pavarësisht gjithçkaje ndjekja e mësimit në auditore është më e rëndësishme.
Edhe pse në kushte të tjera nuk do ta bënin vaksinën, kjo arsye i ka shtyrë për t’u vaksinuar.
"E kam bërë me mendimin se do të bëhet i detyrueshëm, pavarësisht se nuk kam besim se çfarë po fus në trupin tim."
Megjithatë mes studentëve që vaksinimin e detyrueshëm e cilësojnë të padrejtë.
"Nuk është e drejtë të jetë e detyrueshme."
Edhe muaji shtator do të jetë muaj i hapur për vaksinimin masiv, ndaj dhe nga ana e autoriteteve shëndetësore nuk kanë munguar thirrjet për vaksinim.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!