Lajme Arkiva - TV Klan 2002
Italianët lëshojnë alarmin, fëmijët shqiptarë shfrytëzohen edhe për trafik organesh. Kapja e një trafikanti 41 vjeçar me 8 fëmijë shqiptarë nga ana e policisë italiane, ka hedhur për herë të parë idenë e trafikimit të organeve të fëmijëve. Hetuesit italian mendojnë, se fëmijët shqiptarë, përveçse për punë dhe vjedhje, përdoren më pas për t’ju marrë organet, të cilat shiten disa milion dollarë.
Sipas të dhënave që ka në dispozicion policia, llogariten rreth tre mijë adoleshentë dhe fëmijë, që trafikohen gjatë këtyre viteve të fundit jashtë vendit. Përqendrimi më i madh i tyre është Italia dhe Zvicra, ku është edhe numri më i madh i këtyre kontingjentëve. Ndërkohë që në Itali, organizatorët përdorin fëmijët për vjedhje, në Zvicër shfrytëzohen për shpërndarjen e drogës.
Ndërsa për trafikimin e organeve të fëmijëve, prokuroria italiane është duke hetuar, ndërkohë që nga të dhënat rezulton, se pjesa më e madhe e këtyre fëmijëve vijnë nga zonat veriore të vendit dhe nuk dinë as shkrim as këndim./tvklan.al
Gazetar – Patrik Sadikaj
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!