Vjedhja e automjeteve është kthyer në një problem për qytetaret e Lezhës dhe Laçit.
Vetëm në harkun kohor të një muaj janë vjedhur 11 automjete, por ende nuk ka asnjë person të ndaluar për këto ngjarje. Kjo situate ka vënë në alarm edhe vetë policinë e Qarkut të Lezhës, e cila nuk ka mundur që të bjerë në gjurmët e autorëve.
Vjedhjet automjeteve kryhen kryesisht gjatë orëve të natës, ndërsa makinat e pikasura nga hajdutët më së shumti janë të tipit " Mercedez BENZ".
Këta persona veprojnë në lagje të ndryshme të Lezhës dhe të Laçit, ku fillimisht përgatisin terrenin disa ditë më parë dhe më pas veprojnë.
Policia ka dyshime për të njëjtin grup kriminal që vepron si në Lezhë ashtu dhe në Laç, ndërsa dyshohet se personat në fjalë janë hajdutë profesionist për vjedhjen e automjeteve.
Ещё видео!