Që prej marrjes së pajisjes Aquila Scan vitin e kaluar, Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar 89 shoferë që kanë rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike. Nga këta, 21 janë vënë në pranga vetëm gjatë vitit 2023.
Gjatë periudhës Janar – Qershor 2023 janë vendosur rreth 160 mijë masa administrative, kundrejt rreth 128 mijë të vendosura gjashtëmujorin e parë 2022, ose 26 % më shumë se gjashtëmujori i parë i vitit të kaluar.
Referuar mesatares, një efektiv policie ka vendosur rreth 10 gjoba në ditë gjatë këtij 6-mujori kundrejt 7.5 me 6-mujorin e vitit të kaluar.
Ndërsa e gjithë struktura e Policisë Rrugore Tiranë ka vendosur mesatarisht 1700 Gjb/ditë kundrejt rreth 1300 Gjb/ditë në 6-mujorin e vitit të kaluar.
Rekordin e mban parkimi I gabuar me rreth 68 mijë gjoba në 6 muaj. Në vend të dytë është Mosrespektim i sinjalizimeve rrugore, shkelje për të cilën janë vendosur rreth 33 mijë gjoba. Për qarkullim pa rrip sigurimi apo pajisje fiksimi, janë vendosur rreth 15 mijë masa administrative, ndërsa përdorimi I telefonit është ndëshkuar 10 mijë herë për vitin 2023.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Policia#Gjobat
Ещё видео!