#EdiRama
Performanca 12-mujore e kabinetit qeveritar është sërish në fokus të takimit që Kryeministri Rama po vijon me ministrat e tij, në një mbledhje maratonë që ka nisur prej ditës së djeshme.
Kryeministri është shprehur se analiza e vitit të shkuar i bën më optimistë për 2023-in dhe se i jep atij e kabinetit qeveritar mundësinë e një reflektimi shumë të dobishëm mbi çdo sektor.
Në komunikimin virtual përmes rrjeteve sociale, Kryeministri paralajmëroi edhe mbledhjen e këstit të parë të taksës për prodhuesit e energjisë elektrike.
Edi Rama: Në Prill mblidhet kësti i parë i Taksës së Jashtëzakonshme mbi prodhuesit e mëdhenj të energjisë dhe siç jemi zotuar, kjo taksë do të shërbejë për të mbështetur në radhë të parë pensionistët, e sipas mundësisë dhe radhës kategoritë më në nevojë.
Flet me optimizëm për objektivin e arritur sa i përket sektorit të bujqësisë, duke mos kusryer ironinë ndaj kritikëve.
Edi Rama: 2022 jo vetëm rekord absolut i eksporteve bujqësore, po edhe realizim i objektivit ambicioz për gjysëm miliardë USD në 78 vende të botës. Por ambicia jonë është të kapim 1 miliardë USD dhe ta bëjmë Shqipërinë në 2030-ën kampione të Ballkanit edhe në eksporte bujqësore dhe pastaj disa që fshatin e shohin vetëm me dylbitë e mediave thonë ka vdekur bujqësia.
Revolucioni dixhital është një tjetër objektiv që zotohet se do ta përmbushë, teksa shkruan se brenda Janarit do të startojë program i kodifikimit për 1200 të rinj dhe brenda vitit 2024 do të ndërtohen 984 laboratorë “smart”.
Edi Rama: Laboratorët “smart” dhe hyrja në mësimin e gjuhës dixhitale qysh në klasën e parë do ta kthejnë hap pas hapi Shqipërinë në një hapësirë shembullore punësimi cilësor për të rinjtë, ndërkohë që programi i ri vjetor i kodimit do t’u japë brenda një kohe të shkurtër të rinjve të përfshirë, çelësin për të hyrë në tregun global online me paga të larta.
Për të gjithë të apasionuarit pas futboollit ka një lajm të mirë.
Edi Rama: 3 stadiume të reja nisin me 3 konkurse ndërkombëtare brenda pranverës, në Durrës, Vlorë dhe Korçë.
Në fokus të qeverisë edhe për këtë vit mbeten projekte si; Korridori Blu, Parku Fotovoltaik në Karavasta, HEC-i i Skavicës, Tuneli i Llogarasë, Hekurudha Tiranë-Durrës, Aeroporti i Sarandës, Aeroporti i Vlorës dhe fluksi i turistëve. Krahas analizës së qeverisë, pjesë e takimit maratonë janë edhe diskutimet për zgjedhjet lokale të 14 Majit.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!