Lajme arkiva 2005
Projektligji për legalizimin e ndërtimeve pa leje do të kalojë brenda 3 muajve në Parlament dhe i gjithë procesi i legalizimit do të përfundoi brenda vitit 2006. Këtë objektiv të qeverisë Berisha sqaron për Televizionin Klan, këshilltari i kryeministrit për legalizimet Besnik Aliaj.
Besnik Aliaj: “Ne synojmë që jo vetëm ligjin si të thuash ta rregullojmë gjithë aspektin ligjor brenda 3 muajve, por synojmë që në vitin e parë të mandatit që është një vit mjaft i rëndësishëm edhe nga pikëpamja elektorale të realizojmë si të thuash pjesën dërmuese të procesit.
Drafti me propozimet konkrete ndodhet në tryezën e kreut të qeverisë dhe do të filloi të diskutohet me pushtetin ligjor, grupet e interesit dhe ish-pronarët. Ndryshe nga varianti i më përparshëm sipas Aliajt, ligji do të ketë një dimension social dhe ligjor nga i cili do të përjashtohen ndërtimet që bien ndesh me interesat publike.
Besnik Aliaj: “Ne mendojmë që këto 240 mijë objekte, natyrisht në parim, në princip në saj të ligjit do tu jepet e drejta e legalizimit, por jo të gjitha do të përfitojnë nga legalizimi. Nga njëra anë synohet njerëzit të cilët kanë thyer ligjin në një farë mënyre, pra nuk kanë respektuar dot ligjin, ata të cilën e kanë bërë këtë për arsye sepse të detyrimeve, të kushteve ekonomike të vështira, apo për shkak të faktit që qeveria s’u ka ofruar një alternativë të ligjshme, dhe kanë dashur të zgjidhin një problem social si strehimi, atëherë ne u japim shansin të integrohen por me një kosto minimale. Pra është një politikë deri diku sociale. Nga ana tjetër ata të cilët kanë abuzuar, ata të cilët kanë bërë biznes me tokën dhe me ndërtimin natyrisht do të trajtohen me një politik tjetër në mënyrë që të dekurajohen në maksimum spekulimi me tokën dhe me ndërtimin.”
Sipas këshilltarit të kryeministrit, dokumenti bazë për 220 mijë ndërtimet pa leje do të jenë fotografimi ajror i të gjithë territorit të vendit për situatën e deritanishme. Drafti synon jo thjeshtë dhënien e dokumentit të ligjshmërisë por reformimin e sistemit të regjistrimit të pasurive të paluajtshme por modernizmin e legjislacionit për të parandaluar ndërtimet pa leje në të ardhmen.
Legalizimi në optikën e qeverisë të re do të jetë një alternativë ndaj tregut të deformuar të çmimeve të banesave të reja, por do të shtoi të ardhurat për pushtete vendore, pasi do aktivizohet taksa e pronës. Zbatimi i ligjit të legalizimeve sipas tij do të zgjidh më pas edhe procesin e kthimit të pronave. Një tjetër ndjeshmëri sociale, por edhe premtimi i qeverisë të re./tvklan.al
Gazetare: Mimoza Koçiu
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!