Për herë të parë në zgjedhjet e pranveres emigrantët do të votojnë në vendin ku jetojnë dhe vota e tyre do të numërohet në Komisonin Qëndror te Zgjedhjeve. Më 11 janar nis procesi i aplikimit për regjistrmin e votuesve nga jashte dhe për këtë qëllim KQZ është në garë me kohen për ndërtimin e platformës online te regjistrimit para Krishtlindjeve.
PO, plarforma do jete gati, më 11 janar, e sigurte 100 perqind, në funksionalitetin e saj të plote. Brenda kesaj jave pra para fundit te ketij viti do te bejme testet e nevojshme ne prani te partive politike dhe paleve te interesuara, siguria per funksionalitetin e saj 100 perqind.
Opozita kërkoi garanci për votën e diasporës. E shkuara e kontestimit te zgjedhjeve, ka bere qe Komisoneri Ilirian Celibashi te angazhohet per ti dhene jo vetem akses të plote dy partive te medha PS dhe PD, nga hapi i parë që nis me regjistrimin deri tek numerimi por edhe veton nese kosntatojne parregullsi në KQZ.
Problematikat mund te afektojne gjithe procesin ne Shqiperi ndaj duhet te kemi vemendjen per ta bere procesin e sigurte per te gjitha palet. PS dhe PD, edhe pse kemi pasur debat me partite e tjera kane te drejten te kene secila prej tyre nje perfaqesues prezent ne cdo tavoline numerimi, per te mos folur qe procesi eshet i monitoruar me kamera ne cdo tavoline. i kam propozuar rregullatorit qe gjithe procesi qe do angazhohet, pasi procesi i numerimit do kryhet nga kqz, i kam propozuar qe partite parlamentare te vendosin veton per cdo punonjes adminsitrate qe mendojne se skane te drejten te jete ne proces.
Dergimi dhe kthimi i fletës së votimit shoqërohet më një kosto financiare për të cilat parate tashme jane siguruar. Shpenzimet vetëm për betejen e pranverës do ti përsipër të gjitha shteti. Por, megjithëse zgjidhja eshte gjetur kodi zgjedhor duhet te ndryshoje serish.
: Operatoret e sherbimit postar e kane pranuar qe vlera shkon afersisht ne shifren e 4 mije e 500 lekeve, por tarfiat do jene te uleta edhe me disa here. ne buxhetin e shtetit jane vendosur parate edhe per kthimin mbrapasht te vletes se votimit per nje numer 100 mije votuesish, por edhe nese do kete me shume qeveria do angazhohet . por per kete duhet nje ndryshim per kodin zgjedhor, pasi ne detyrohemi te dergojme vetem sherbimin e dergeses meqe i kemi parate duhet ndryshimi edhe per sherbimin e dergimit mbrapsht te fletes se votimit
Vlefshmeriaa e kartave te identitetit nuk ka marrë ende zgjidhje te plotë , pasi me dokumentet e skaduara do perdoren vetem ne momentin e regjistrimit dhe jo te votimit. KQZ i ka kërkuar informacion Ministrise së Brendshme për numrin e emigranteve që nuk kanë rinovuar pasaportat ndërsa en vlerësimin e Ilirian Celibashit shtyerja e afatit te dokumetence te skaduara eshte ne doren e qeverise dhe parlamentit.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#KQZ#VotaDiaspores#TopChannelNews
Ещё видео!