[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi u përplas me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi këtë të enjte. Peleshi shkoi në Shkodër për shkak të situatës së emergjencës të krijuar prej përmbytjeve. Por Ademi e akuzoi ministrin se nuk po ndihmon banorët. Kurse Peleshi kërkoi më shumë bashkëpunim institucional. Një pjesë nga debati: Niko Peleshi: Do të sjellim 1000 ton, angazhohuni!Voltana Ademi: Mos e rreni këtë popull, mua nuk me rren ti!Niko Peleshi: U kërkoj bashkisë, prefekturës, gjithë institucioneve që të lënë çdo lloj gër-mërri institucional dhe të merren vetëm me punë. Ne do të jemi në terren dhe forcat e ushtrisë do të jenë në gatishmëri.Voltana Ademi: Unë do t’ju falënderoja për këtë. Nëse kjo do të ndodhë unë do t’ju them faleminderit.Niko Peleshi: Nuk e rregullon faleminderit, në jemi të detyruar që të bashkëpunojmë!Voltana Ademi: Këtu do të jemi zoti ministër, nëse kjo do të ndodhë do t’ju falënderoj publikisht.Niko Peleshi: Ta mbash fjalën!Voltana Ademi: Patjetër!
Ещё видео!