Pasi ndërruan 3 qeveri të ndryshme, në 3 vite, të diele, Mali i Zi shkon në zgjedhje të parakohshme për të përcaktuar qeverinë e re.
Edhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që mbahen të dielën e ardhshme në Malin e Zi partitë politike shqiptare janë ndarë në tre koalicione. Për herë të parë një parti shqiptare, Unioni Demokratik, është përfshirë në koalicion me partinë e ish-presidentit Milo Gjukanoviç, ndërsa në garë janë edhe dy koalicionet e tjera shqiptare Aleanca Shqiptare dhe Forumi Shqiptar.
“Forumi Shqiptar” i drejtuanga Nik Gjeloshaj pritet të marrë në shumice, besimin e shqiptarve të Malit të Zi dhe të jetë pjesë e qeverisë së re.
Partitë shqiptare sipas Gjeloshaj mund te marrin deri në tre mandate por sondazhet parashikojnë rezultate të dobësta.
“Mendoj se në këto zgjedhje është e sigurt që do t’i kemi dy përfaqësues”, tha Gjeloshaj.
Partitë pro serbe janë mbledhur rreth Frontit Demokratik me lidhje më të forta me Serbinë dhe Rusinë premtojnë se do të kërkojnë zhvlerësimin e vendimit për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.
Sipas sondazheve paraprake parashikohet një fitore relative e Lëvizjes Evropa Tani e presidentit Jakov Milatoviç, pasuar nga koalicioni Së Bashku i ish-presidentit Milo Gjukanoviç.
Vendin e tretë mund ta fitojë Koalicioni i Demokratëve kryesuar nga ish-kryeparlamentari Aleksa Beçiç dhe levizja URA e kryeministrit aktual Dritan Abazoviç. Në vend të katërt rezulton koalicioni i partive pro serbe, Për të ardhmen e Malit të Zi.
Pritshmëritë e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë që pas këtyre zgjedhjeve, Mali i Zi më në fund të ketë një qeveri të qëndrueshme që do të përshpejtonte reformat si shteti nga rajoni në pararojë të procesit të anëtarësimit në BE.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#MaliiZi#Zgjedhjet#TopChannel
Ещё видео!