Një aksion policor i koduar “Storage” ka vënë në pranga dy farmacistë (bashkëshortë) në Sarandë për kontrabandë me ilaçe. Në farmacinë e tyre policia gjeti disa medikamente të ndryshme të pashoqëruar me dokumentacion përkatës, të cilat ishin futur kontrabandë.
Por gjatë kontrollit të banesës së tyre, në dy dhoma u gjetën të magazinuara 1287 lloje të ndryshme ilaçesh me vlerë rreth 70 mijë Euro. Medikamentet mjekësore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Bashkëshortët që kanë në pronësi farmacinë, u arrestuan nga policia për akuzat e “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”, të kryera në bashkëpunim.
Në lidhje me këtë rast, policia dhe Prokuroria po zhvillojnë hetime të thelluara për të zbardhur, dokumentuar me prova ligjore dhe për të vënë përpara përgjegjësisë penale persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!