BIO FARM GRAND GARDEN – RESTORANT NE VAQARR
Facebook Bio Farm Grand Garden
#Kontakt: +355692092006
“Bio Farm Grand Garden”, një nga restorantet që ofron ushqimin më të mirë tradicional Shqiptar.
Nëse dëshironi të ndjeni një kënaqesi të veçantë, argëtim, cilësi dhe shërbim të lartë, ejani dhe vizitoni “Bio Farm Grand Garden”, një vend strategjik dhe një qendër turistike, me dekor bashkëkohor dhe klasik, të përshtatshme për gjitha stinët e vitit. I kushtojmë kujdes të madh zgjedhjes së produkteve Cilësore dhe Bio.
Bio Farm Grand Garden është një fermë ku ju dhe fëmijët mund të shihini nga afër mama Dhinë me kecat apo rosakët jo të shëmtuar, zogjtë e pulat si dhe një qen të bukur që bën për vete. Fëmijët mund të ushqejnë lepujt dhe ata që kanë mbaruar klasën e parë të përpiqen t’i numërojnë. Ndërsa të rriturit mund të mos i numërojnë dot gotat e verës së dashur, që Gavroshit i sjell enkas për restorantin, një mjeshtër i vjetër.
Ferma po rritet çdo ditë e më tepër, kjo falë edhe rritjes së klientelës. Përveç miqve besnikë të pronarëve, të cilët kur duan të nderojnë miq të tjerë shkojnë për drekë ose darkë te Goshi dhe Daniela, plot klientë janë rikthyer aty jo për shkak të delikatesës së shërbimit, aty nuk jemi në Hilton, por për shkak të mungesës së hileve në ushqim. Sigurisht edhe për të ngrënë pak fshatçe.
Klientët do të kthehen sërish, sepse aty pula nuk marinohet me mustardë siç bëjnë restorantet e tjera kur duan të shesin pulat e vjetra të importit.
Fëmijët nuk hanë patate frigoriferi të skuqura në fritezë dhe sallatës nuk i hedhin vaj vegjetal. Kur mblidhen dashamirës të këngës, Goshi u vë në dispozicion foninë e restorantit dhe kërcet kënga e vallja për qejf. Mjedisi i brendshëm nuk është shumë i madh, por ama është tepër miqësor dhe i ngrohtë, jo vetëm për shkak të oxhakut 🙂
Mjedisi i jashtëm ka vend për gjjithçka, për parkim, lojëra për fëmijët, kokteile e darka eventesh të arreduara me kujdes nga Daniela. Kush do, bën xhiro në kopësht e viziton kotece, qymeze, grazhde apo kolibe. Madje madje, nëse ju zë nata, dhe e keni tepruar me verën e parezistueshme, dhomat e hotelit mund t’ju bëjnë punë.
Kështu pra nëse nuk keni një ide se ku të drekoni ose darkoni një ditë jave apo fundjavë të shkurtër, kaloni te “Bio Farm Grand Garden”. Sidomos tani në verë, ia vlen!
Restoranti është elegant, modern, i rehatshëm, argëtues dhe sigurisht shumë i ngrohtë dhe mikpritës për klientët. Nëse vizitoni Tiranën, mos humbsni rastin të shkoni te Bio Farm Grand Garden!
Ju Mirëpresim!
#Email: gavroshal@abv.bg
#Adresa: Lagja Myrtaj, Vaqarr – Tiranë
#Facebook
[ Ссылка ]
#Instagram [ Ссылка ]
#Portal [ Ссылка ]
#Vendodhja [ Ссылка ]
Ещё видео!