Beteja me flakët përfundoi në orët e para të mëngjesit të së martës. Vatrat e zjarrit u fikën të gjitha pas rreth 12 orësh.
Vazhdimisht u hodh ujë brenda ndërtesës ndërsa u kontrollua i gjithë objekti nëse kishte ndonjë person për tu evakuuar.
Perimetri i sigurisë nuk u largua nga vendi i ngjarjes. Pranë tij qëndronin banorë të cilët donin të hynin në apartamentet dhe bizneset e tyre.
Apartamentet që ndodhen në të dyja kullat janë të pabanueshme. Nga 91 apartamente jetojnë vetëm 20 familje që e kaluan natën te të afërmit e tyre. Kryetarja e bashkisë së Lushnjës Eriselda Sefa tha se të gjitha familjet do të strehohen në konviktet e shkollës profesionale.
Verifikimi i dëmeve ka nisur ndërsa është ende i paqartë shkaku i rënies së zjarrit. Sipas autoriteteve flakët shpërthyen fillimisht në një njësi tregtare në katin e tretë të qendrës e më pas edhe në katin e katërt. Përmes tubave të aspirimit flakët u përhapën në të gjithë objektin.
42 persona mes tyre edhe punonjës të zjarrëfikses përfunduan në spital me probleme në frymëmarrje për shkak të tymit. Të gjithë lanë ambientet spitalore pas mesnatës dhe shkuan te të afërmit e tyre.
Dy kate të qendrës tregtare janë shkrumbuar plotësisht ndërsa fatmirësisht nuk pati asnjë jetë të humbur. Të gjithë personat u evakuuan në kohë ndërsa brenda objektit ndërhynë edhe forcat RENEA. Ishin këta të fundit të cilët shpëtuan në kohë qytetarët që ishin brenda qendrës dhe apartamenteve
Kur u mendua se zjarri ishte shuar në orët e darkës, vatrat e zjarrit u riaktivizuan pasi djegia brenda ndërtesës vazhdonte. Kjo solli përkeqësim të situatës, por pak orë më pas gjithçka u vendos nën kontroll.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!